Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Morinë-Milot, pranë fshatit Reps. Mësohet se makina me drejtues F.N.,banues në Ferizaj është përplasur me një të ri nga Prizreni. Për pasojë drejtuesi i motorit ka humbur jetën.
Ndërkohë grupi hetimor dhe Policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

