Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minuta në Shkodër ku një person është plagosur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur tek zona e njohur si “dollari”. Ndërkohë që bëhet e ditur që i plagosur është shtetasi Kledis Smajli, dhe është dërguar menjëherë në spital.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar arsyet e krimit.

