Ngjarja e tmerrshme/ Studentja hidhet nga kati i 11-të i pallatit ku punonte babai

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në Rreshën. Një vajzë shumë e re i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 11-të i pallatit.

Adela Gjoka ishte në vit të fundit të shkollës së lartë, në Fakultetin e Inxhinierisë në Tiranë. Pallati nga i cili ajo u hodh ishte në ndërtim dhe ku jetonte me familjen e saj. Në të njëjtin pallat ku edhe babai i saj punonte si roje i objektit.

Adela mësohet se kishte shfaqur probleme 5 ditët e fundit. Familjarët thonë se për shkak të provimeve, e kishin dërguar në spital për kontroll, por gjendja e saj nuk ishte përmirësuar. Babai thotë se prisnin nga momenti në moment të përjetonin dhimbjen e ndarjes nga jeta të të atit, gjyshit të Adelës, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por mbrëmë në orën 23:00 lajmi që nuk e prisnin, u ka krijuar një tronditje të madhe. Adela mësohet se u mbyll në tualet, kishte vendosur një shami në sy dhe u hodh. Familjarët thonë se britmat e saj kanë ngritur në këmbë gjithë lagjen. Të parët që kanë mbërritur në vendngjarje thonë se e kanë gjetur të gjallë ndërsa për pak minuta ka ndërruar jetë.