Një ngjarje e shëmtuar ndodhi ditën e djeshme, teksa futbollisti me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski u nxor jashtë një restoranti në Prilep, për shkak se bisedoi me familjarët e tij në gjuhën shqipe.
Ky veprim i neveritshëm, bëri bujë në të gjitha mediat e rajonit dhe jo vetëm, ndërkohë që ka reaguar edhe vetë futbollisti. Alioski tregon se situata degradoi dhe nuk ka asnjë arsye që ai të ndalohet për të folur me familjen gjuhën e mëmëdheut.
“Kam përjetuar një eksperiencë aspak të këndshme në restorantin “La Strada” në Prilep dhe e gjitha kjo sepse unë po flisja gjuhën shqipe me familjen. U degradua shumë situata. Unë jam një lojtar i përfaqësueses së Maqedonisë dhe gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë vend. Luaj nga zemra.
Duke thënë këtë, nuk ka asnjë arsye që të më ndalojnë për të folur me familjen gjuhën e mëmëdheut, atë shqipe. Ishte një turp i madh ajo që më ndodhi dhe shpresoj se nuk do të përsëritet me asnjë tjetër”, ka thënë Alioski.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=155&v=VAJuIA3EwoY


