TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë/ 18 vjeçari përplas të miturin, ja gjendja shëndetësore e tij

Një 18-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Tiranë, për shkak se ka aksidentuar rëndë me makinë një 14-vjeçar. Sipas policisë F.H, në rrugën rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi  i shtetasit F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetsore.

Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat  penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat