Disa nxënës të një shkolle në Bulqizë janë helmuar ditën e sotme, si pasojë e një ore laboratorike që ata kanë zhvilluar. Mësohet se 11 nxënës të një klase të gjashtë kanë realizuar një eksperiment në orën e kimisë, ku 30 minuta pas përfundimit të orës, ata janë sëmurë duke patur të vjella.
Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendndodhje, ku ka bërë të mundur transportimin e nxënësve drejt spitalit.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur realisht gjatë eksperimentit, por autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, nxënësit kanë rrëfyer se gjatë orës laboratorike, ata kanë përdorur sapun 15 lekësh./real-news.tv

