TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë/ Rrëzohet aeroplani, 3 viktima

Një aeroplan është rrëzuar së fundmi në SHBA, konkretisht në jug të Virxhinias.

Raportohet se 3 persona kanë humbur jetën.

Sipas mediave të huaja, Beechcraft C23 me një motor u rrëzua pasi u ngrit nga Aeroporti Fayette në Fayetteville rreth orës 11 të paradites, tha Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë.

Autoritetet thanë se rrënojat u gjetën pranë një hambari në bashkësinë rurale të Lansing, rreth 80 kilometra në juglindje të Charleston.
Ndërkohë që trupat u gjetën brenda aeroplanit.

Policia e shtetit identifikoi viktimat si Nick Fletcher, 38 vjeç; Michael Taphouse, 36 vjeç; dhe Wesley Farley, 39. Të gjithë ishin nga zona Chesapeake, Virxhinia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat