Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brazil ku një 30-vjeçare ka gjetur vdekjen teksa ishte duke ecur për në altar.
Jessica Guedes, ishte gjashtë muajsh shtatzënë, në momentin kur ka pësuar një atak dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Gjatë rrugës për në kishë ku do të kryente ceremoninë, ajo u shpreh se nuk po ndihej dhe aq mirë, kishte dhimbje në qafe dhe ndjente ankth.
Më pas në momentin që po ecte drejt altarit, e reja humbi ndjenjat dhe u shpall në vdekje klinike sapo arriti në spital.


