Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar në një intervistë të dhënë në RTV Ora vonesën në dhënien e vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Për Ngjelën kjo vonesë është në favor të ish-ministrit Saimir Tahiri.
“Vonesa është në favor të Tahirit. Do të jetë ndarë Gjykata. Ose vendosin ta japin që sot vendimin e arsyeueshëm ose kanë marrë vendimin dhe po e arsyetojnë. Do të ketë konflikt të brendshëm në Gjykatë. Ata e kishin provë të fortë fikjen e radarëve, në kuptimin e provave indirekte. Të shohim sa do ti arsyetojë Gjykata me pafajësi apo fajësi”, ka thënë Ngjela.

