Ngjela tregon lidhjet sekrete me Serbinë të Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës

ngjela2.jpg

Avokat, Spartak Ngjela ka shpjeguar se pse liderët shqiptarë shkojnë në Beograd. Ai thekson se sa herë ata kërcënohen se  do të rrëzohen nga pushteti, vrapojnë drejt Serbisë.

Gjithë  klasa politike si në Shqipëri është  e trembur sepse është nën akuzë. Që  kur ka dalë Kushtetuta që kemi, sapo të përfundojë SPAK këta janë të  gjithë nën akuzë. Jo se po akuzohen, por me radhë do kontrollohen si  shkelës të ligjit ne funksion të korrupsionit. Kjo është frika politike e  humbjes së pushtetit, por këtu është më e rëndë sesa kaq. Flasim për  takimin me Vuçiç. Mund të themi se ajo është kërkesë e politikës ruse  para nja 6-7 muajsh, për krijimin e “Shengen-it Ballkanik”, në Ballkanin  Perëndimor. Ne kemi një sëmundje të vjetër. Sa herë që kërcënohen  liderët se do të rrëzohen në funksion të shkeljeve shkojnë në Beograd.  Arsyeja është sepse ai ka 2/3 e territorit shqiptar“, tha Ngjela për Ora News.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303