Ngjela tregon pse nuk ka zgjedhje të parakohshme

spartak-ngjela-1-768x399.jpg

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka folur sot rreth zhvillimeve më të fundit politike. Në një intervistë në RTV ORA ai u shpreh i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pasi sipas tij prishet reforma në drejtësi.

Sipas tij edhe sikur të bëhet tani reforma zgjedhore, në fuqi do të hyjë në vitin 2021, kur do të jenë edhe zgjedhjet e ardhshme. “Nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme sepse prishet sistemi. Politika amerikan nuk pranon zgjedhje të parakohshme. Pse nuk e pranon politika amerikane as gjermane? Nëse do kemi zgjedhje të parakohshme, shtyhet reforma në drejtësi. Nuk mund të ketë reformë në fushatë elektorale. Palët janë në fushatë elektorale, si do bëhet reforma? Nuk ka zgjedhje të parakohshme, merreni kapelen dhe vëreni në sy. Ti dhashë arsyet pse. Prishet reforma në drejtësi dhe nëse me largimin nga parlamenti dhe dorëzimin e mandateve për  zgjedhje të parakohshme nuk mund të bëhen se hapet precedent shumë i rrezikshëm. Nuk e pranon demokracia atë. Përkundrazi demokracia amerikane thotë largimi nga parlamenti është tradhti ndaj popullit. Doktrina amerikane është kjo, largimi nga parlamenti i atyre që ka zgjedhur populli, është tradhti ndaj zgjedhësve të vet”, tha Ngjela.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303