fbpx

Ngrenë çadrat 300 m larg kufirit, emigrantët: Në Shqipëri na pret çdo natë një taksi

1-6.png

Dhjetra emigrantë tentojnë të hyjnë çdo ditë në vendin tonë për të shkuar drejt Europës, por kthehen sërish mbrapsht nga efektivët e FRONTEX. Emigrantët janë të vendosur shumë pranë kufirit që ndan vendin tonë me Greqinë. Një reportazh i mediave greke ka pasqyruar situatën në këtë zonë. Çadrat e klandestinëve janë ngritur vetëm 300 metra larg pikës doganore të Kapshticës. Ata qëndrojnë aty derisa të gjejnë mundësinë për të hyrë në fshatin Trestenik të Devollit. Është vënë re që ata strehohen për periudha të shkurtra kohore në ish-postat ushtarake të para viteve 90, në të cilat dallohen qartë shenjat e prezencës së tyre. Një pjesë e tyre arrijnë të hyjnë në fshat, ku furnizohen më ushqime dhe vijojnë udhëtimin e tyre, ndërsa të tjerë ndalohen nga FRONTEX dhe policia kufitare.

“Çdo natë derisa arritëm në Ieropigi kemi ecur për pesë orë. Udhëtimi për të mbërritur në Greqi zgjati gjashtë muaj. Ka rase që natën nuk flemë për shkak të të ftohtit. Dy persona nga grupi ynë vdiqën rrugës, njëri u mbyt në Evros dhe tjetri në kufirin me Turqinë nga të shtënat me armë zjarri. Prej një jave ai ndodhet në fshatin e thellë të Kastorisë dhe po tenton të kalojë. Në krahun tjetër na pret një taksi për të na çuar në Tiranë”. tha Mohamed Matrid.

Ai shpjegon se më të rinjtë nuk duan të shërbejnë në ushtrinë siriane ku është e detyrueshme dhe kërkojnë një mënyrë për t’u larguar.

“Nuk ke të drejtë të mos shërbesh. Edhe nëse do të shkosh në universitet, fillimisht duhet të shërbesh në ushtri. Janë dy opsione, të shërbesh ose të largohesh”, shprehet ai.

Ndërkohë, duket se banorët e fshatit janë mësuar tashmë më këtë realitet. Emigranët vijnë nga Siria dhe Afganistani kryesisht, pasi kalojnë nga pikat kufitare të Turqisë dhe Greqisë. Ata transportohen nga trafikantët drejt Kosovës, ose vendeve të tjera të Ballkanit, në mënyrë që të mbërrijnë në destinacione të tjera të Europës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303