Ngrihet alarmi/ Shtohen rastet e pickimit nga insektet dhe zvarranikët në Fier

Stina e verës sidomos muaji korrik ka sjellë përveç temperaturave të larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve në rrethin e Fierit.

Alarmi ngrihet nga mjeku intoksikolg Lulëzim Banushaj. Vetëm gjatë javës së fundit në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 9 raste nga pickimi i merimangës së zezë dhe 7 raste të helmimit nga gjarpërinjtë. Banushaj thotë se rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastrës dhe Roskovecit, ku fermerët në këtë periudhë janë më të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi, ndërsa ju bën thirrje që të bëjnë kujdes.

“Me rritjen e temperaturave të ambientit dhe me shtimin e punëve në bujqësi janë shtuar edhe rastet e kafshimit nga zvarranikët dhe insektet. Pacientët janë shtruar me urgjencë, ndërsa ka pasur raste që janë shtruar edhe në reaminacion. Kryesisht, kjo ka ardhur nga mos zbatimi i rregullave gjatë kryerjes së punëve të ndryshme bujqësore”, shprehet mjeku Intoksikolg Lulëzim Banushaj.

Sipas bluzave të bardha të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja.