Nis fushata për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

EP...jpg

Partitë politike në gjithë Evropën kanë nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet më të rëndësishme të unionit, që do të mbahen nga data 23 deri në 27 maj.

Më shumë se 400 milionë njerëz në 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe 50 milionë britanikë që duhej të largoheshin nga blloku, do të votojnë për zgjedhjen e 751 anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Deputetët e rinj me mandat 5 vjeçar, do të shqyrtojnë dhe miratojnë ligjet e propozuara nga Komisioni Evropian, të cilat më pas, sipas legjislacionit, duhet të miratohen nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së.

Çështjet më kryesore dhe më të debatueshmet janë shpenzimet, ndryshimet klimatike dhe të drejtat e punës. Nacionalistët në vendet lindore si Hungaria dhe Polonia fajësojnë BE-në për rritjen e numrit të refugjatëve që ka ardhur duke u shtuar që nga viti 2015. Nga ana tjetër, Federalistët mendojnë se vetëm bashkëpunimi mund të vërë nën kontroll emigracionin./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303