Nis ndërtimi i ujësjellësit të Prrenjasit dhe Librazhdit, Taulant Balla…

5e50560e-40b7-469a-9cfb-054fc6a62054-768x512.jpg

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla inspektoi sot ecurinë e punimeve të projektit të qeverisë gjermane, i cili parashikon furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Prrenjasit dhe disa fshatrave të tij.

Investimit të rëndësishëm të qeverisë gjermane për ndërtimin e një rrjeti të ri të furnizimit me ujë të Prrenjasit dhe Librazhdit i shtohet edhe projekti i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Bashkisë Prrenjas ku përfshihet furnizimi i disa fshatrave.

Në fjalën e tij, gjatë inspektimit të punës që po kryhet në një nga pikat e grumbullimit të ujit, Balla tha se ky është një projekt i madh që garanton, jo vetëm cilësi të punimeve, por edhe furnizimin e disa mijëra banorëve.

“Kjo është një nga pikat e grumbullimit të ujit të pijshëm me qëllim më pas shpërndarjen në të gjithë zonën e Rrajcës e cila është përfshirë në projektin e madh që mbështetet nga Qeveria Gjermane dhe ajo Zvicerane, në kuadër të bashkëpunimit financiar që kemi me Gjermaninë, përmes projekteve që mbështeten nga KFW”, tha Balla.

Sipas tij, “është një projekt i madh që garanton, jo vetëm cilësi të punimeve, por edhe furnizimin e disa mijëra banorëve.

“Falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Prrenjasit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, do të ndërhyhet edhe në tre fshatra të tjerë të cilët nuk ishin parashikuar tek projekti i mëparshëm. Qëllimi i forcimit të ndërmarrjeve të ujësjellësave është përfshirja edhe e furnizimit me ujë të pijshëm të zonave të fshatit. Mjaft më me historinë që ujësjellës kanalizimi e mbyll detyrën tij vetëm me qytetin”, deklaroi Balla.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba tha se fshatrat të cilat përfitojnë, prej shumë vitesh vuanin për shkak të rrjetit të amortizuar të shpërndarjes së ujit të pijshëm.

Projekti që mbështetet nga qeveria gjermane, përmes bankës KFW, kap vlerën e 7 milionë eurove dhe parashikon, jo vetëm furnizimin me ujë të dy bashkive dhe rinovimin e rrjetit të ujësjellësit, por edhe ndërtimin e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303