Nis protesta e PD, Gurakuqi: Njohim vetëm datën e dekretuar nga Meta

perfaq.png

Sapo ka filluar protesta në qytetin e Shkodrës nga ana e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, qytetarëve dhe ish-deputetëve.

Ish-deputi Romeo Gurakuqi, ka thekuar se gjithçka që po ndodh është e jashtëligjshme. Duke njohur kështu si legjitime vetëm datën e zgjedhjeve të dekretuar nga ana e Presidentit të Republikës.

“Komunteti i Shkodrës njeh vetëm zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës, madje dhe unë kam bërë thirrje sistematike për këtë gjë.

E gjithë kjo është e pandershme dhe e pa tolerueshme sidomos pas skandalit që ndodhi me kryetarin e Partisë Socilaiste.”-tha Gurakuqi.

Ndërkaq i pyetur nëse ka mundësi të përsëritet një 2 prill i mundshëm, Gurakuqi ka theksuar se PD mbështetet vetëm në vlerat e vërteta të demokracisë.

“PD është një parti e cila ka për qëllim të ndjek gjithë rregullat e deemokracisë. Ne jemi në pritje të zhvilimeve, patjetër që komuniteti shkodran do të jetë I lirë në zgjedhjen e kryetarit të ri. Ne e pamë shumë mirë që të gjithë shkodranët e braktisën gjithë këtë frasë.”

Si fillim protestuesit janë mbledhur përpara Prefekturës aty ku mendohej se do të bëhej konstituimi I këshillit Bashkiak, por sipas tyre protestuesit do të lëvizin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303