fbpx

Nis seanca në Apel/ Izet Haxhia: Çështja ime trajtohet politikisht…

izeti.jpg

Ka nisur seanca gjyqësore në Apel për Izet Haxhinë. Haxhia kërkon lirim me argumentin se ka mbaruar afati i paraburgimit.

Haxhia: Unë nuk i jam shmangur drejtësisë, për t’u përballur me drejtësinë vendosa të kthehem në Shqipëri dhe të përballem me akuzat. Kërkoj nga ju të jeni të paanshëm dhe të jepni vendime të drejta pasi çështja ime trajtohet dhe politikisht.

Beqiri: Prokuroria ka kërkuar të shpallë mos kompetencë dhe të gjykohet nga krimet e rënda, për këtë arsye ka përplasje mos kompetencash dhe kjo zgjidhet nga gjykata e lartë, për këtë arsye duhet të merret parasysh gjykimi i shkurtuar pasi i ka tejkaluar afatet e burgimit. Ai është i dënuar me 25 vite burg, por deri tani ka bërë 20 dhe duhet të lirohet duhet të paktën të lihet arrest shtëpie.

Prokuroria: Duhet të ndiqen rregullat e vendosura mes dy shteteve për legalizimin e dokumenteve të dorëzuara sot në gjykatë, dokumente turke, vendimi i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe kërkojmë të vijojë ai vendim për rrëzimin e kërkesës për lirimin nga burgu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303