TË FUNDIT

Nis seanca plenare, disa projektligje për shqyrtim

Ka nisur seanca plenare, ndërsa në rendin e ditës së punimeve janë disa pr/ligje për shqyrtim.

Në rendin e ditës përfshihen edhe dy dekretet e Presidentit Ilir Meta, i cili ka kthyer për rishqyrtim dy ligje, atë për Noterinë dhe Ligjin për Kadastrën.

Mësohet se në sallë do të mungojë kryeministri i vendit Ed Rama. I pari i qeverisë prej dy ditësh ndodhet në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare.

Pritet që sot Kuvendi të ratifikojë marrëveshjen statuore të Shqipërisë me BE për forcimin e kufijve, konkretisht me Agjencinë e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Europian. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat