Disa shkolla të Bulqizës kanë probleme me vazhdimin e procesit mësimor, për shkak yë mungesës së stafit. Mësohet se Zyra Vendore Arsimore në Bulqizë nuk ka emëruar mësuesit. Në Shkollën e Mesme të Bashkuar Ostreni i Madh, në njësinë Ostren, 10 mesues nuk janë emëruar nga ZVA, duke bërë që 10 klasa të mbeten pa mësim.
Nxënësit edhe pse paraqiten në shkollë çdo ditë, largohen për në banesa, në mungesë të mësuesve. Ndërsa në shkollën 9-vjecare Ostreni Vogël vetëm 1 mësues është paraqitur në punë ndërsa mësuesit e tjerë nuk janë emëruar ende.

