Nisma e Genc Sejkos/ “Memorial për Ardit Gjoklajn, Tirana ka vend edhe për të”

“Në Tiranë ka vend edhe për një memorial për Ardit Gjoklajn”. Duke përdorur vetë fjalët e kryebashkiakut Veliaj, aktivisti i njohur si ‘njeriu i memeve’, Genc Sejko, ka kërkuar që në Tiranë të ngrihet një memorial edhe për Ardit Gjoklajn, adoleshentin që u vra në landfillin e Sharrës.

“Sapo kontaktova me Avokati Altin Goxhaj i cili nëpërmjet studios së tij ligjore do të bëj aplikimin për vendosjen në sheshin “Skënderbej” të një memoriali kushtuar Ardit Gjoklajt.

Kemi besim të plotë se Bashkia Tiranë dhe Kryetari Veliaj do ta mbështesin një nisëm të tillë. ‘Tirana ka vend për të gjithë’ tha para dy ditësh zoti Veliaj. Prandaj jam i sigurt se Tirana do gjejë vend edhe për Ardit Gjoklajn”, shkruan Sejko në rrjete sociale.

Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës bashkë me të vëllanë. Ai humbi jetën nga përplasja me fadromën, ndërkohë që ai punonte nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën.