Është e disata herë që ngjarje të tilla përsëriten në mënyrë identike. Një i burgosur është arratisur nga Burgu i Rrogozhinës. I burgosuri kishte marrë leje por nuk u kthye në qeli për të vuajtur dënimin.
Ai është Fatjon Bushgjoka i dënuar me 1.8 vite burg, për grabitje. Të burgosurit i mbaronte afati i lejes ditën e sotme në orën 11.00.