TË FUNDIT

‘Një banor e zuri poshtë furgoni i policisë’, terror te Astiri

Gurë, dhunë, dhe shoqërime me forcë po ndodhin në këto momente në zonën e Astririt në Tiranë.

Disa qytetarë kanë mbetur të lënduar pas përplasjes me policinë, ndërsa 4 persona janë shoqëruar me forcë, mes tyre dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.

Dy zonja kanë humbur ndjenjat, po ambulanca ka vonuar që të ndërhyjë, dhe kjo ka shkaktuar lot dhe tmerr te familjarët.

‘’Ambulanca ka  kaluar te herë dhe nuk i ka marrë zonjat, ky është shteti ynë”, shprehen qytetarët.

Teksa ishte në furgonin e policisë, ish-deputeti Balliu u shpreh se shqiptarët duhet të marrin armët në mënyrë që të mbrojnë shtëpitë e tyre.

“Ne do të kthehemi më të fortë, shqiptarët duhet të marrin armët dhe të mbrojnë shtëpitë e tyre”, u shpreh Balliu.

Mes 4 personave të shoqëruar ishte dhe Florian Protoduari, babai i Dorian Protoduarit, që mbahet prej disa muajsh në burg.

Policia ka hedhur një gaz helmues në zonë, ç’ka ka bërë që disa prej qytetarëve të ndjejnë shqetësime me frymëmarrjen dhe me shikimin.

“Ka sjellë qindra mijëra efektivë policie, në këtë ditë Ramazani, që kanë shtyrë gra. Ne jemi këtu për ti thënë Edi Ramës që është një njeri i padëshiruar, Unaza e Re është e nalume për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Një protestues e ka future furgoni i policisë poshtë. Numri i të shoqëruarve është shumë më i madh”, u shpreh një prej qytetarëve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat