TË FUNDIT

Një gërvishtje makine që përfundoi në tragjedi / Policia jep detaje mbi përplasjen me armë në Kavajë

Policia ka dhënë informacion paraprak në lidhje me ngjarjen tragjike në Kavajë, ku si pasojë e një sherr mes dy grupeve, një kalimtar i rastit mbeti i vrarë ndërsa 5 persona u plagosën.

Policia sqaron se dy vëllezër, (Marius dhe Denis Aliaj) dyshohet të jenë autorët kryesore të cilët kanë qëlluar me armë. Njëri prej vëllezërve (Marius Aliaj) ndodhet aktualisht në spital pasi është plagosur nga një plumb gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Mësohet se të plagosurit janë Erald Hyka, Rustem Berberi, Sali Mekja dhe Arben Hajdini. Për këtë ngjarje të rëndë janë ndaluar katër persona.

Sherri raportohet se ka nisur mes Erald Hykës dhe Denis Alisë, paraditen e së enjtes, e më pas dy të rinjtë kanë marrë armët e kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit.

Si pasojë e plumbave që u shkëmbyen mes dy grupeve mbeti i vdekur Ramazan Hasalliu, i cili sapo kishte blerë bukën dhe po shkonte në banesë.

Informacioni paraprak i policisë:

Sot rreth orës 12:30 në lagjen nr. 2 Kavajë, pas një konflikti mes disa personave, ka mbetur i vrarë shtetasi R. H., (kalimtar i rastit) dhe kanë mbetur të plagosur 5 shtetas, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, Marius Aliaj dhe D. Aliaj. Marius Aliaj autori i dyshuar, mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur. Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit D. A. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar. Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat