Një në pesë gra në Shqipëri nuk punojnë, kujdesen për shtëpinë dhe familjen

grate-ne-shtepi-600x360.jpg

21% e grave të konsideruara inaktive në tregun e punës qëndrojnë në shtëpi duke përmbushur tregun e punës. Nga ana tjetër vetëm 1% e burrave që janë inaktivë në tregun kanë hequr dora nga puna për të njëjtën arsye. Ndër arsyet kryesore që gratë nuk marrin pjesë në tregun e punës është pensioni i parakohshme ose dorëheqja nga biznesi, e cila përbënte 40% të grave inaktive, ndjekur nga 22% e grave që janë inaktive për shkak të shkollës, trajnimit të mëtejshëm apo punës për përvojë pa pagesë.

Sipas të dhënave të INSTAT 9.6% e grave që janë mbi 15 vjeç konsiderohen të papuna, përkundrejt burrave që kanë një normë papunësi prej 12.8%.

Gratë punojnë më shumë pa pagesë në familje

Nga ana tjetër gratë kanë shënuar përqindje më të lartë kundrejt burrave si të punësuara pa pagësë në biznesin e familjes. Sipas të dhënave të INSTAT rreth 14.3% e grave aktive në tregun e punës janë punëtore pa pagesë në biznesin e familjes. Nga ana tjetër vetëm 10% e burrave aktivë konsiderohen të punësuar pa pagesë në tregun e punës.

Të dhënat nga Anketa e Forcave të Punës 2018, tregojnë se struktura e të punësuarve sipas statusit të aktivitetit tregon se 25.5 % e grave janë të punësuara me page, përkundrejt 29.4% e burrave që janë të punësuar me pagë.

Më pak gra të vetëpunësuara

Po ashtu, në 2018-n gratë vazhduan të kenë një përqindje më të ulët të përqindjes së të vetëpunësuarve në tregun e punës. Kështu sipas të dhënave të INSTAT vetëm 12.5% e grave kishin një sipërmarrje të tyre. Gratë që marrin përsipër të ngrenë një biznes të tyre janë dy herë më pak në raport me burrat.

Nga ana tjetër 27.4% e burrave në 2018-n ishin të vetëpunësuar. Në total, së bashku me burrat që punojnë në bizneset e familjes përbëjnë 37.4% të totalit të burrave që angazhohen me bizneset familjare. Shqipëria renditet ndër vendet më përqindjen më të lartë të individëve që kanë zgjedhur të vetëpunësohen në sipërmarrjet./monitor

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303