Një rast me koronavirus në një “Call-Center” në Tiranë?

Ende nuk është konfirmuar por nëse do të rezultonte i vërtetë do të ishte shumë i frikshëm. Një lajm shumë i fortë është publikur para pak minutash.  Në rrjetet sociale raportohet se në një kompani “call-center” në Tiranë është konfrimuar rasti i parë me koronavirus.

Vërtetësia e këtij njoftimi të publikuar nga disa grupe aktivistësh dhe Sindikata Solidariteti me kryetar Tonin Preçin, nuk dihet.

Në media dhe rrjetet sociale raportohet se me koronavirus ka rezultuar një punonjës i “call-center” ndërsa të tjerëve u është marrë kampioni për kryerjen e testit, si dhe është mbyllur i gjithë kati ku u identifikua rasti në fjalë.

“Ndërprisni punën nëpër call center-a! Ndërprisni punën nëpër fasoneri! Ndërprisni punën nëpër miniera! Sindikata Solidariteti bën thirrje përsëri për vëmendje të shtuar në këtë sektor nga ana e shtetit dhe nga ana e kompanive. Në kushtet e një emergjence të tillë është i domosdoshëm sigurimi i shëndetit të punëtorëve!” shkruan sindikata.