TË FUNDIT

Një tjetër drejtor i shkarkuar, emri dhe zëvendësuesi

Pas arrestimit të drejtorit aktual të “Kadastrës” në Durrës dhe shpalljes në kërkim të ish-drejtorit të ALUIZNI-t në këtë qytet një tjetër drejtor i lartë ka marrë një lajm të keq në këtë të martë.

Dritan Spahiu, drejtori i kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës, Albpetrol, është shkarkuar nga detyra mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Eriola Muka. Dritan Spahiu kishte disa muaj që ishte emëruar në krye të Albpetrol. Ai mori postin drejtues të kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës në Mars të këtij viti, duke zëvendësuar në këtë detyrë Endri Pukën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat