Një tjetër pushues ka humbur jetën në bregdetin shqiptar ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në plazhin e Velipojës, ndërsa viktima mësohet se është shtetasi Jusuf Kryeziu nga Kosova, i moshës 84 vjeç.
I moshuari ka pësuar infarkt, teksa ishte futur që të lahej në det.
Fatkeqësisht deri më tani numri i pushuesve që kanë humbur jetën është 7, pjesa më e madhe të mbytur në det./

