fbpx

Një tjetër vrasje trondit Durrësin, i riu qëllohet me thikë në zemër (EMRI)

krim-2.jpg

Një tjetër vrasje ka tronditur qytetin e Durrësit, ende pa kaluar 24 orë nga ngjarja ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Armando Baboci.

Këtë herë bëhet fjalë për një vrasje me thikë. Një 34-vjeçar i identifikuar si Idajet Dulla është gjetur i vrarë pranë shinave të trenit në zonën e Plepave në Durrës.

Mësohet se 34-vjecari është qëlluar me thikë në zemër dhe në bark, pas një konflikti, motivet e së cilit ende nuk dihen.

Policia e Durrësit ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes së rëndë dhe e ka shpallur në kërkim.

Policia e Durrësit ka rrethuar zonën, ku vijon puna për sqarimin e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55,  në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303