fbpx

Njëri dhunonte nënën tjetri babanë, arrestohen vëllezërit monstra

dhune.jpg

Dy të rinj janë arrestuar, pasi ushtronin dhunë ndaj prindërve të tyre. Mësohet se policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit me iniciale, A.Xh,32-vjeç dhe K.C,25-vjeç,të dy banues në Berat.

E ditur bëhet se A.Xh. ushtronte dhunë fizike sistematike ndaj nënës së tij M.Xh.,60-vjeçe dhe K.C. ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, F.C.,47-vjeç.

Gjithashtu e ditur bëhet se ndaj nënës së 32-vjeçarit dhe babait të 25-vjeçarit janë lëshuar edhe “Urdhër Mbrojtjeje” nga Gjykata e Beratit.

Ende nuk bëhet e ditur se përse dy të rinjtë dhunonin prindërit e tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303