fbpx

“Njeri plaçkitës”. Berisha sulmon ministren Xhaçka

berisha.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar me tone të ashpra Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Berisha e ka cilësuar Xhaçkën si njeri plaçkitës.

 “Nuk ka pasur njeri më plaçkitës sesa parafolësja. Në letërsinë e viteve ‘60, u zhvillua një rrymë që quhej,…Të Keqnisurit. Olta, nuk je larg asaj kategorie, ndaj edhe kur flet duhet të matesh dy herë se e ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjen e pronave të ushtrisë. Me akrabanë tua e të bashkëshortit tënd.

Informoj qytetarët se për sa i përket cinizmit njerëzor, zonja nuk lë mbrapa asnjë personazh të letërsisë botërore.

Në klimën e tërmetit deklaronte se kishte dërguar 15 mijë pako, për 2 apo 3 pako. Duke harruar që ata kishin nevojë për pako, s’kishin çfarë të hanin…Këta janë grupi i shushunjave që po u pinë gjakun.”, tha Berisha.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303