Njeriu i Haradinajt i tregon vendin Edi Ramës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Nitaj, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” thotë se Rama është në anën e gabuar. Ai shton se Rama po bën lojë me fjalë dhe se me ato që deklaron po bie nën dinjitetin e një kryeministri.

Nitaj ka thënë “nëse Edi Rama do që vërtetë të flas e ta ndihmojë Kosovën, duhet të mos marrë anë, jo vetëm në relacionin ndërmjet Kosovës e Serbisë, por as brendapërbrenda Kosovës”.

Statusi i Nitajn: “Deklarata e Edi Rames, nen dinjitetin e nje kryeministri

Nuk i jap te drejte vetes per te komentuar se cfare ka ndodhur ne Berlin, por loja me fjale e Edi Rames per mohimin se ai nuk i paska kerkuar Ramush Haradinajt heqjen e takses, por ia paska sugjeruar ne dy raste pezullimin e saj, eshte neveritese dhe nen diniitetin e nje kryeministri.

Aq me teper kur ne katrahuren gjuhesore te tij, i pervijohet edhe fjala genjeshter, ani se ne te njejtin shkrim te tij, edhe vet e pranon se ne dy raste i paska sigjeruar Haradinajt ta pranoje kerkesen per pezullimin e takses!

Pse si e paska konceptuar Edi Rama sugjerimin per pezullimin e takses!? Mbeshtetje jo se jo!! Nderkaq sugjerimi, per ne ne Kosoves, nuk eshte hiç me pak se kërkese!

Edi Rames nuk ia heq dot kush te drejten te flase per Kosoven, por kjo nuk do te thot se ai mund ta eklipsoje deshtimin e politikes se tij, duke vjellur vner ndaj vendimi sovran të Qeverise e të Kryeministrit të Kosovës!

Nese Edi Rama do qe vertete te flase e ta ndihmoje Kosoven, duhet te mos marre ane, jo vetem ne relacionin ndermjet Kosoves e Serbise, por as brendaperbrenda Kosoves, siç ne nuk po marrim anë ne perplasjen e madhe politike ne Tirane!

“Gojet e keqija”po flasin se Edi Rama, jo vetem se ka marre ane, por ka kohe qe eshte ne anen e gabuar!” (sic.), ka shkruar Nitaj.

Reagimi i Nitajt vjen pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se ai nuk i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt në Berlin heqjen e taksës ndaj Serbisë. Ndërsa, ishte kryeministri Haradinaj që një ditë më parë deklaroi se presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama i kishin bërë presion më shumë sesa Vuçiqi në Berlin që ta heq taksën ndaj Serbisë.