TË FUNDIT

Njësia administrative iu jep lejen për ndërtim, IMT gjobit familjen me 5 milionë lekë

Emisioni “Stop” në Tv Klan u drejtua për në fshatin Lleshan, njësia administrative Gjinar, Elbasan për problemin e familjes Ibrahimi. Pas ndërtimit të rrugës Gjinar-Elbasan, kësaj familjeje iu prish muri rrethues-mbajtës i objektit. Pas 10 vitesh, familja gjen mundësitë financiare dhe kërkon leje për riparimin e murit, e cila miratohet.

Në këtë pikë familja Ibrahimi iu drejtua njësisë administrative dhe kërkoi leje për riparimin e murit ekzistues, kërkesë që u miratua. Por me të filluar punën, gjithçka u bllokua nga policia ndërtimore.

Gazetarja: Na thuaj çfarë ka ndodhur.

Zonja Ibrahimi: Po zonjë. Këtu para 10 vitesh ka qenë një mur mbajtës dhe u prish nga zgjerimi i rrugës, Pas 10 vitesh, ne si vendalinj të kësaj ndërtese, me të ardhurat tona menduam që ta riparonim prapë. Iu drejtova njësisë administrative, mora një aprovim që unë të vazhdoja punën, mora bazën materiale dhe fillova, në bazë të kërkesës që bëra te administratori, që të vazhdoja punën. Na vjen policia, më ndërpret punimet dhe më thotë që nuk kam të drejtë të vazhdoj punimet sepse nuk e njihte lejen.

Anëtarët e familjes Ibrahimi iu drejtuan Bashkisë Elbasan, dhe kjo e fundit i çon në njësi. Leja rikonfirmohet sërish, por punimet sërish bllokohen nga policia dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit për ndërtim pa leje. Madje familjarët morën edhe një gjobë 500 mijë lekë të reja.

Zonja Ibrahimi: Pasi u rrëzua kërkesa e administratës, ne shkuam në bashkinë e Elbasanit dhe na thanë të drejtoheshim edhe një herë te administrata e Gjinarit. Shkuam përsëri atje, na dhanë një letër që të vazhdojmë punën. Filluam prapë, me letrën e administratorit, vjen prapë policia dhe thotë: “Nuk e njohim”.

Gazetarja: Në momentin që ju vjen prapë Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, çfarë ju thotë?

Zonja Ibrahimi: Kur erdhën këta, na gjobitën, Inspektoriati i Mbrojtjes së Elbasanit tha “Ndërpriten punimet dhe jeni të gjobitur 500 mijë lekë të reja”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat