33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Njihuni me vajzën që fle 22 orë në ditë

spot_img

21 vjeçarja Rhoda Rodriguez-Diaz fle 22 orë në ditë, ndonjëherë kalon ditë e madje javë e shtrirë në shtrat duke mos mundur që të zgjohet për më shumë se një orë ose dy.

Ajo është studente dhe në shumë raste është kritikuar se është dembele, mirëpo në të vërtetë ajo vuan nga Sindroma Klajn-Levin apo që ndryshe njihet edhe si Sindroma e Bukuroshes së Fjetur.

Ky është një çrregullim neurologjik ku personat e prekur nga kjo sindromë vuajnë nga periudha të tepërta të gjumit dhe me to pastaj shfaqen edhe probleme të tjera.

Rhoda thotë se i ikin shumë gjëra në jetë dhe duke qenë se ky çrregullim është i rrallë, njerëzit e kanë vështirë ta kuptojnë.

Rhoda ka humbur vitin e saj të dytë në fakultet pasi që nuk ka mundur të zgjohet për provime.

“Jeta vazhdon ndërsa unë fle. Realiteti më godet kur zgjohem dhe e kuptoj që më ka humbur një javë e jetës sime”, shkruan ajo./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat