24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Norvegjia hap restorantin e parë nënujor në Europë

spot_img

Restoranti i parë nënujor në Europë u hap të mërkurën me më shumë se 7000 rezervime për të ngrënë në mesin e peshqve me një kosto prej 380 Euro për person.

Restoranti i emërtuar “Under”, ndodhet nën ujrat e bregut jugor të Norvegjisë dhe pjesërisht është i futur në Detin e Veriut.

Ai është projektuar nga firma norvegjeze e arkitekturës Snoehetta, e cila gjithashtu ka projektuar Opera House në Oslo dhe Memorialin Kombëtar të 11 Shtatorit në Nju Jork.

Kur futesh në “Under”, fillimisht ndihesh sikur po shkon në një saunë, pasi dërrasat prej druri mbulojnë pjesën e sipërme të lokalit, por një shkallë prej tetë metrash të çon në një zonë të madhe ngrënieje, ku fare mirë mund të ulen 40 persona, të rrëthuar nga një dritare e madhe paronamike, sa të duket e pamundur ndarja e mjediseve.

Projektuesi, Kjetil Traedal Thorsen tha se restoranti mund të përballet me mot të ashpër dhe për këtë arsye është ndërtuar në mënyrë të tillë që të përballojë atë që ai e quajti “vala e shekullit”.

Restorani i vendosur nën ujë ka reflektime minimale në murin e xhamit, i cili e mbush dhomën me dritë natyrore gjatë ditës, të filtruar nga ngjyra e gjelbër e ujit.

Një darkë e plotë, bazuar në përbërës lokal dhe prodhime deti, mund të kushtojë deri në 380 Euro personi.

Restorantet nënujore janë shumë të rralla në botë, kryesisht ato ndodhen në ujërat tropikale, siç janë ishujt Maldive në Oqeanin Indian

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat