Nuk dorëzohet Lefter Koka. Ish-ministri pas humbjes në të dyja shkallët e gjyqësorit, pritet që ti drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs për të kërkuar masë më të butë sigurie, se ajo e arrestit me burg.
Koka nuk e ka depozituar ende rekursin kundër apelit të Posaçëm, por pritet që nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ai ta depozitojë atë në ditët në vijim, ku do kundërshtoj vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili më 2 janar caktoi ndaj ish-ministrit Koka masën “arrest me burg”.
Kujtojmë se më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.

