TË FUNDIT

“Nuk i fus të gjithë në një thes”. Rama: Tymueset në Parlament do shtohen

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Shqipëri nuk ka oligarkë dhe se nuk ekziston një grup njerëzish që të marrë vendime se çfarë duhet të bëjë Republika e Shqipërisë.

“Tymueset në parlament do shtohen. As nuk e kam gjetur dot dhe nuk kam parë dikë të gjejë se si mund të neutralizohen tymueset e parlamentit të Shqipërisë. Unë hyj tek ata që nuk mendoj se në Shqipëri ka oligarkë. Oligarkë do të thotë njerëz të pasur që marrin vendime politike, këtu nuk ka. Të ketë një grup njerëzish që të vendosë se çfarë duhet të bëjë Republika e Shqipërisë ne nuk kemi. Dhe tjetra ata që e sulmojnë biznesin e madh, nuk e kanë parasysh që biznesi i madh nuk është një person, por një numër shumë i madh familjesh që ushqehen nga puna që krijon biznesi i madh. Sa i përket bujqësisë ne aty kemi problematika, nuk i fus të gjithë në një thes, ka pasur problematika të rënda me farëra, ka ende punë për të bërë për këtë sektor. Oligarkë dhe kulakë jo, heronj jo. Nëse ju jeni heronj unë nuk di çfarë janë ata që punojnë tokën…por sigurisht të gjithë meritojnë respekt. Patjetër që edhe tymueset e serave të medias në darke janë problem ku rriten bimët me hormone. Por s’kemi çfarë t’i bëjmë. Ju falënderoj dhe shpresoj të vijojë ky bashkëpunim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat