fbpx

Nuk i pritet/ Ende pa nisur Parlamenti, mazhoranca publikon axhendën e rrëzimit të Metës

Screenshot_1-2.png

Axhenda parlamentiPa çelur ende sesioni i ri Parlamentar dhe pa u miratuar kalendari i punimeve për tre muajt e ardhshëm, PS ka publikuar axhendën për datën 3 shtator. Në faqen zyrtare të Parlamentit, janë publikuar axhendat e dy komisioneve parlamentar, në të cilat pritet të rrëzohen dekrete e Presidentit Meta.

Dekretet e Metës pritet të votohen kundër në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, po ashtu dhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit. “·Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11226, datë 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”

Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11251, datë 05.08.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar””

Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11254, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)””

Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11255, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren””, thuhet në axhendën e Kuvendit.

Sipas procedurës se Parlamentit publikimi i axhendës bëhet pasi kalendari dhe programi i punës të miratohet në seancë plenare, por duket se shumica e ka ndarë mëndjen për rrëzimin e dekreteve të kreut të shtetit.

Rendi i ditës

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Rendi i ditës

Ora:ora 11:00

Ne rend të ditës:

Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Katarit për transportin detar”

Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11235, dt 23.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 42/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar””

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

E martë, 03 shtator 2019

Ora:10:30

Ne rend të ditës:

Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11226, datë 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”

Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11251, datë 05.08.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar””

Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11254, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)””

Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11255, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren””

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303