Shqiptarët dhe droga kanë një lidhje shumë të ngushtë këto javët e fundit në lajmet e mediave evropiane.
2 trafikantë shqiptarë droge janë vënë në pranga sot në Itali dhe u kanë sekuestruar rreth 70 kg marijuanë. Në prangat e policisë ranë Beshir Doraci, 32 vjeç dhe Leonard Xhafa, 28 vjeç.
Falë aktivitetit investigativ, antidroga siciliane ishte në dijeni të mbërritjes nga Kalabria të një korrieri shqiptar me një ngarkesë te rëndësishme droge.

