Batuta mes moderatorit Blendi Fevziu dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Gjatë emisionit “Opinion”, moderatori ka pyetur ministren lidhur me procesin e vaksinimit në zonat e thella rurale.
Si shembull, ministrja ka marrë fshatin e Vunoit, duke bërë me dije se moshat e thyera janë injektuar, duke pritur dhe batutën nga moderatori.
PJESË NGA EMISIONI:
Fevizu: Në zonat rurale nuk po shpërndahen vaksina, kështu kam informacione.
Manastirliu: Në Vuno për shembull të gjitha moshat e thyera e kanë bërë vaksinën.
Fevizu: Vetëm po pati dhënë porosi Edi Rama se e ka fshatin e vetë.
Manastirliu: Më vjen keq tani, po flas për të se jam interesuar ditët e fundit.

