TË FUNDIT

Nuk ndal sulmet ndaj Yuri Kim, Sali Berisha bën deklaratën ‘bombë’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklarata shumë të forta në Foltoren që po mban sot. Berisha ka sulmuar ashpër ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Berisha ka akuzuar diplomaten amerikane Yuri Kim si “përfaqësuese të Edi Ramës”.

Pjesë nga fjala e Berishës në Rrëshen:

Shqipëria është në një agresion të krimit sa kurrë ndonjë herë më parë

DASH dekaron në raportet e tij se Shqipëria është qendër operacionale e organizatave krminale të rajonit, të Amerikës ë Veriut e Jugut të Lindjes së Mesme dhe Evropës.

DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por si ka mundësi këto deklarata nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë?

Koha është të mendojmë se një gjë u them unë kujtdo ne na kanë studiuar shumë tipin psikologjik nga kollozët më të mëdhenj, thonë për shqiptarët inteligjent, nuk thotë asnjë prej tyre fjalë tjetër përvecse inteligjent kanë proleme të tjera pastaj që për një plesht djegin jorganin por ajo është …se Zoti nuk i çon të gjitha të mirat në një vend, i shpërndan.

Pra a janë transkriptuar, përkthyer këto konstatime serioze të qeverisë së SHBA, ndër më seriozet, në deklaratat e përfaqësuesve të kësaj qeverie këto 8 vite në Shqipëri?

Kujtoni për një moment, ndaluni, Shqipëria është sot ngjitur në vendin e dytë të botës për rryshfetin.

Ballkani i hapur si aleancë trilaterale është vendosja e hegjemonisë serbe në rajon, e automatikisht është influencë ruse në rajon.

Europa vjen e deklaron se ky është i dëmshëm me zërin e përfaqësuesve më të lartë të saj.

DASH deklaron se është i dëmshëm kështu sic është. Para 10 ditësh. E keni dëgjuar ndonjë deklaratë të tillë ju nga përfaqësuesit?

Lavdërim sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësuse të qeverisë amerikane.

Kjo është e vërteta.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat