TË FUNDIT

Nuk ndalet Ilir Meta, publikon foton dhe paralajmëron: Ky skandal i rëndë, duhet të marrë përgjigje ligjore!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tonë të ashpra pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij.

Teksa publikon një foto me dy përfaqësuesit e tij ligjor, Meta paralajmëron se iu ka kërkuar të përgatisin menjëherë një padi për falsifikim të provave nga Kuvendi.

“Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës.

I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.

Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!

Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”, shkruan Ilir Meta.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat