Nuk ndalet Partizani

partizani.jpg

Partizani ka fituar edhe ndeshjen e radhës ndaj Kamzës, duke triumfuar me rezultatin e ngushtë 0-1. Goli i shënuar nga Jasir Asani në pjesën e dytë, ka mjaftuar për t’i dhënë tri pikë skuadrës së drejtuar nga Skënder Gega.

Në pjesën e parë, Partizani nuk ka qenë në nivelin që pritej duke bërë një paraqitje jo të mirë, madje Kamza ka rrezikuar disa herë për të shënuar. Në të dytën, ka qenë Asani ai i cili ka shënuar golin e fitore. Me këtë fitore, Partizani qëndron në vendin e parë duke e çuar në pesë diferencën nga Kukësi i vendit të dytë./real-news.tv/

scroll to top