TË FUNDIT

Nuk ndalet Yuri Kim, takim ‘kokë më kokë’ me kreun e SPAK, jep mesazhin e prerë: Askush nuk është…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë me dije me një postim në rrjetin social Facebook se është takuar me kreun e SPAK, Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit për rezultatet që kanë prodhuar në punën e tyre.

Postimi i Kim:

U takuam sot me kreun e SPAK Arben Kraja, për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj. tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi – përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri.

Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat