Nuk pranohen më në BE, përzihen për në Atdhe 31 shqiptarë

04010b92-4dde-48ea-b75a-927961b4fe49.jpg

Shqiptarët po e shohin gjithnjë e më të vështirë marrjen e azilit në vendet e Bashkimit Evropian. Ditën e sotme janë riatdhesuar 31 shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë

Gjatë fluturimit të përbashkët mes Francës e Belgjikës u kthyen 31 shtetas shqiptarë, që iu ishte refuzuar kërkesa për qëndrim, ndër ta 27 shtetas nga Franca dhe 4 nga Belgjika.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Duhet nënvizuar se masat e marra nga Policia Kufitare janë ekstreme. Ndërkohë që në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303