TË FUNDIT

Nxehet Artan Fuga: Në dreq të vejë gjithçka

Akademiku Artan Fuga nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Partneriteti Publik Privat është degradimi edhe i privates edhe i publikes.

Statusi i plotë:

PPP pra partneriteti privat publik është degradimi edhe i privates edhe i publikes, madje edhe i partneritetit midis tyre!

Privatja shkatërrohet nga publikja dhe publikja u shkatërrua nga privatja.

Është futja e hundëve të shtetit te privati dhe futja e dorës të privatit te buxheti i shtetit, pra te lekët tona!

Është degradimi i shanseve të barabarta dhe i lirisë së iniciativës private!

Është degradimi i funksioneve të shtetit!

Shkatërrimi i demokracisë!

Ca teoricienë lëpirës e quajnë anglisht pi pi pi.

Hi hi hi

Hahahaha!

Cfarë pi pi pi ?

Eshtë pu pu pu!

Mbulo kokën me jorgan dhe thuaj në dreq të vejë gjithçka!

Ka mbaruar ky popull!

E rropën!

Në partneritet

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat