fbpx

Nxënësit e Pezë Helmës do zhvillojnë mësim në Vaqarr, PD bën denoncimin: Rama dhe Veliaj gënjyen, shkolla nuk u rindërtua

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa zhvilloi një takim me prindër dhe nxënës të shkollës së Pezë Helmës, e cila u shemb nga tërmeti I 26 nëntorit.

Në Pezë Helmës, Zhupa deklaroi se Rama dhe Veliaj kamë gënjyer në premtimin që dhanë për rindërtimin dhe për faktin se viti I ri nuk do të gjente askënd pa shkuar në bankat e shkollës.

 

Zëdhënësja e PD-së tha se megjithëse ishte premtuar që shkolla do të përfundonte në shtator, nxënësit do të transferohen në shkollën e Vaqarrit, ku për të shkuar nevojitet urbani ose makina private.

Gjatë bisedës prindërit thanë se është e pamundur që të ndiqet procesi mësimor në Vaqarr pasi fëmijët me orare të ndryshme duhet të kenë në dispozicion një njeri për ti marrë e për ti çuar në Vaqarr me makinë.

“Vetë nxënësit thonë se e kanë të pamundur të ndjekin mësimin normal, pasi me katër turne do të përfundojnë mësimin pasdite në orën 20:00 dhe nuk kanë mundësi të kthehen vetë nga Vaqarri”, thonë banorët.

“Kjo është një shkollë që ka mbajtur 300 nxënës dhe rreth 60 parashkollorë që studionin në ambientet e kësaj shkolle.

Kjo shkollë ka një vit që është shkatërruar dhe është lënë në harresë nga shteti.

Ndërkohë që Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë premtuar që do të bënin rindërtimin dhe viti i ri shkollor nuk do të gjente askënd pa shkuar në bankën e shkollës tek shkollat e rindërtuara, ne kemi në fakt një vit të ri shkollor që na gjen pa as edhe një shkollë të rindërtuar.

Sot nuk është rindërtuar asnjë shkollë në të gjithë Shqipërinë, për t’i siguruar nxënësve vazhdimësinë e vitit te ri shkollor në kushte normale.

Janë lajmëruar se do të vazhdojnë në Vaqarr, Vaqarri është shumë larg me Pezë Helmësin dhe duhet transport publik ose makinë.

Është vendosur që nxënësit të bëjnë mësim me nga 20 min me 4 turne duke vazhduar deri në orën 8 të darkës. Pamundësi për edukim cilësor dhe pamundësi që brenda klasave të merret dija, të bëhen pyetjet e nevojshme nga nxënësit që duan të shkollohen dhe të marrin dije për jetën por më e keqja është se si familjet e tyre do ta përballojnë çuarjen e fëmijëve në këto shkolla dhe kthimin nga shkolla”, – deklaroi Zhupa.