fbpx

Nxënësit në botë protestojnë kundër ndryshimeve klimatike

protesta-1.jpg

Nxënës në gjithë botën braktisën shkollën të premten, për të marrë pjesë në protestat kundër ndryshimeve klimatike.

Nxënësit u kanë bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të ndërmarrin hapa konkret në këtë drejtim.

Protestat u frymëzuan nga aktivistja 16-vjeçare, Greta Thunberg, e cila proteston çdo javë para Parlamentit të Suedisë.

Greta është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe.

Në Berlin, rreth 10 000 protestues, shumica e tyre nxënës, u mblodhën në një shesh në qendër të qytetit, duke mbajtur slogane të tilla si: “Nuk ka planet B”.

Në vitin 2015, liderët botërorë kanë rënë dakord në Paris për kufizimin e rritjes globale të temperaturës së Tokës nën 2 gradë Celsius deri në fund të shekullit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303