fbpx

“O pikë e zezë, fajin e kam, di unë ç’a shkruan Sokoli aty”, flet Komisionerja pas inspektimit në azilin e Fierit

CB41AA7C-EEBF-4509-9B25-942F45A571CF.jpeg

Para disa ditësh në emisionin Fiks Fare u denoncua vjedhja e ushqimeve nga ana e punonjësve të Azilit të Fierit, të cilat mbushnin çantat me ushqime dhe të moshuarve u jepnin shumë pak për të ngrënë.

Por pas denoncimit të emisionit, institucioni i Avokatit të Popullit shkoi për inspektim në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, teksa në njoftimin për media bëri me dije se të moshuarit nuk ishin ankuar për sasinë e ushqimit, por vetëm për cilësinë e tij.

Ndërkohë, gazetarët e Fiks Fare shkuan të intervistonin Komisioneren e Avokatit të Popullit, Vilma Shurdhën, e cila ishte pjesë e inspektimit. Gazetarja e pyeti Komisioneren nëse e kishin verifikuar vjedhjen e ushqimeve nga punonjëset, por Shurdha u përgjigj se nuk i kishte shkuar në mendje, pasi nuk e kishte pjesë të mandatit të saj.

“O pikë e zezë, ça duhet të them unë tani? Fajin e kam unë që e inspektuam moj motër, e kishim lënë për inspektim vjetor. Di unë çfarë shkruan Sokoli (zëdhënësi për shtyp)aty, se ça duhet të thoshte”, shprehet Komisionerja para kamerave, duke shtuar se ka merak mos del para qytetarëve si një institucion që nuk e ka bërë punën siç duhet.

Gazetarja e Fiks Fare vijoi ta pyeste në lidhje me ato që kishte parë në Azilin e Fierit, por Komisionerja Vilma Shurdha e vendosur në vështirësi, shikonte nga Komisionerja tjetër, me shpresë për të dalë nga situata.

“Më duhet ta them Moza (komisionerja tjetër), mos më shih ashtu. Hë pra se duhet ta them, mbaroi filmi, kaq”, thotë ajo duke iu drejtuar koleges së saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303