TË FUNDIT

Oh zot sa e rëndë/ 5 minuta pas martese, vdes çifti, nëna: E kam në trup gjakun e tij…

Një çift amerikan vdiq tragjikisht në Teksas 5 minuta pas përfundimit të dasmës së tyre. Harley Morgan, 19-vjeç and Rhiannon Boudreaux 20-vjeç po udhëtonin me makinën e tyre kur një kamion që transportonte një traktor i goditi fort në autostradë dhe për pasojë çifti i ri ndërroi jetë në ditën më të bukur.

Dëshmitarët thanë për mediat amerikane se mjeti ku ndodheshin dy të rinjtë u rrotullua disa herë.

Autoritetet amerikane thanë se drejtuesi i kamionit nuk ishte gabim, por gjithsesi, tani shoferi do të kalojë në testet e detajuara të alkoolit dhe të drogës, veprime këto që do të ndihmojnë hetuesit në përcaktimin e shkaqeve.

Pas tyre, me një veturë tjetër ishin nëna dhe motra e dhëndrit të ri, të cilat e panë me sytë e tyre aksidentin fatal.

“E pashë djalin tim duke vdekur. Ende e kam në trup gjakun e tij, sepse mundohesha t’i nxjerr djalin dhe nusen nga vetura e aksidentuar”, tha nëna e dhëndrit, Kennia.

“Ajo është një pamje që do të më ndjekë tërë jetën. Nuk do ta harrojë, kurrë nuk do të më largohet. Do ta shoh çdo natë në jetën time atë veturë duke e goditur djalin tim”, shtoi ajo.

Nëna e dhëndrit të mbytur në aksident tha se çifti ishin shumë të lumtur me fillimin e jetës së re së bashku, shkruan “CNN”.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat