OKB kundër Trump, statusi i Golanit nuk ka ndryshuar

UN.jpg

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë deklaruar se “statusi i Golanit nuk ka ndryshuar dhe politika e OKB-së për Golanin është pasqyruar në rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit”.

Gjatë ditës së sotme presidenti i SHBA, Donald Trump nënshkroi një proklamatë që njeh zyrtarisht Lartësitë Golan si territor izraelit.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua gjatë një vizite të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë. Izraeli e pushtoi këtë territor nga Siria gjatë Luftës Gjashtë Ditore më 1967 dhe e aneksoi atë në vitin 1981./real-news.tv/

scroll to top